Maqedoni
Kriza politike, BDI kërkon edhe përfshirjen e KE-së
06.05.2015 16:49
Shqetësimin për situatën në vend Brukseli e ka shprehur gjatë takimeve që zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi...

Shqetësimin për situatën në vend Brukseli e ka shprehur gjatë takimeve që zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, ka zhvilluar edhe sot me zyrtarë të BE-së.
Në takimin e sotëm me sekretarin e përgjithshëm për politikë të jashtme, Alain Le Roy, Xhaferi ka kërkuar angazhimin e Komisionit Evropian në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike.
“BDI-ja konsideron se ndërmjetësimi i Brukselit duhet të intensifikohet me përfshirjen edhe të Komisionit Evropian, krahas angazhimit të eurodeputetëve, në mënyrë që të iniciohet dialog i mirëfilltë, i cili do të ndikonte edhe në zbutjen e situatës së tensionuar në vend. Procesi gjyqësor duhet të monitorohet gjithashtu nga Brukseli. Në të gjitha takimet u shprehën shqetësime serioze për situatën në Maqedoni, ndërkohë që u ra dakord se e vetmja zgjidhje është dialogu intensiv politik dhe një proces transparent dhe i besueshëm gjyqësor”- thonë nga BDI.
Në qendër të takimeve në Bruksel me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Aleksandër Vershabau, ka qenë edhe gjendja e sigurisë, si dhe marrëdhëniet ndëretnike.
