Botë

Rumani, jep dorëheqje presidenti, Klaus Iohanis

10.02.2025 16:23

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, njoftoi se do të japë dorëheqje....

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, njoftoi se do të japë dorëheqje. Njoftimi vjen teksa opozita rumune po bën përpjekje për ta rrëzuar atë nga posti, pasi ai qëndroi si president edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar zgjedhjet presidenciale, rundin e parë të të cilave e fitoi kandidati i krahut të djathtë, pro-rusi Calin Georgescu.

Klausi tha se ai do të largohet nga posti i presidentit pas dy ditësh.
 
Gjykata Kushtetuese i kishte kërkuar atij të qëndronte në postin e presidentit edhe pas mandatit të tij, që i përfundoi në mesin e dhjetorit, për shkak të anulimit të zgjedhjeve. 
 
Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet dy ditë para se të mbahej rundi i dytë mes Georgescut dhe kandidates pro-evropiane, Elena Lasaconi.
 
Moska ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në Rumani. Zgjedhjet e reja presidenciale planifikohen të mbahen më 4 maj dhe nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën, rundi i dytë do të mbahet më 18 maj.