Maqedoni

Kreu i Gostivarit Nevzat Bejta pret ambasadoret Lalakos dhe Begoviq

06.05.2015 17:04

Bashkëpunimi kulturor, arsimor dhe ekonomik në nivel lokal mes dy vendeve fqinj si dhe shkëmbimi i përvojave...

Bashkëpunimi kulturor, arsimor dhe ekonomik në nivel lokal mes dy vendeve fqinj si dhe shkëmbimi i përvojave sa i përket organizimit dhe funksionimit të njësive të vetëqeverisjes lokale, kanë qenë tema bisedimi të takimit të sotëm mes kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta dhe ambasadorit të Greqisë në Republikën e Maqedonisë, Theoharis Lalakos.
 
Në takimin që u realizua në hapësirat e  komunës së Gostivarit, kryetari Bejta, ambasadorin grek  e njoftoi me rezultatet e arritura të Komunës së Gostivarit në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe planet për në të ardhmen.
 
“Në takim e njoftova ambasadorin Llallakos me specifikat e komunës dhe qytetit dhe me atë rast këmbyem disa përvoja. Biseduam edhe për bashkëpunim të mundshëm m ndonjë qytet nga Greqia, sepse si anëtare të BE-së me përvojat e tyre munden të na ndihmojnë shumë gjatë përpunimit të projekteve sipas standardeve që sundojnë në BE”, tha me këtë rast Kreu I Gostivarit Nevzat Bejta.
 
Ambasadori Lalakos ka bere te ditur se me Bejten kane biseduar  për mundësinë e rritjes se bashkëpunimit me komunën e  Gostivarit posaçërisht shkaku i faktit që shumë gostivaras vazhdojnë të vizitojnë dhe punojnë në Greqi.
 
Sipas Lalakos këto lloj bashkëpunimesh duhet te shërbejnë si një urë e mirë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
 
“Bashkëpunimi ndërmjet komunave merr rëndësi gjithnjë e më të madhe. Intenca dhe qëllimi jonë janë kahëzuar drejt thellimit të atyre lidhjeve, jo vetëm me komunat të cilat janë afër kufirit por edhe në brendësi”, tha ambasadori Llallakos.
 
Bejta dhe Lalakos kane diskutuar edhe për situatën aktuale politike ne Maqedoni me theks te veçant impaktin qe ajo mund te ketë edhe tek vendet fqinje.
 
Ndërsa në orët e pasditës,  kreu i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta realizoi takim edhe me ambasadorin e Bosnje Hercegovinës në Republikën e Maqedonisë, Zdravko Begoviq.
 
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mundshme në të ardhmen, por theksi u vendos në bashkëpunimin ekonomik në nivel lokal mes dy vendeve si dhe shkëmbimin e përvojave sa i përket organizimit për eksport dhe import të produkteve nga të dy vendet.
 
LULZIM HAZIRI