Përleshje me armë zjarri në Fushë Topanë, një i vdekur dhe një i plagosur
Një person ka mbetur i vrarë dhe një i plagosur në një shkëmbim zjarri...

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci I të shtënave me armë zjarri që ndodhën mbrëmë vonë në lagjen e Fushë Topanës.
Sipas informacioneve viktima dhe i plagosuri janë të moshës 35 vjeçare. Nga spitali Shën Naumi i Ohrit kanë njoftuar se një person tek ata është sjellë pa shenja jete, ndërsa një tjetër I plagosur dhe është në gjendje stabile. Policia ka konfirmuar se nga përleshja me armë zjarri në Çair ka mbetur i vrarë një person ndërsa dy tjetër janë plagosur. Për këtë ngjarje ata kanë njoftuar se kanë arrestuar katër persona.
“Më date 11.02.2025 në orën 00.06 në SPB Shkup, nga Spitali i Qyteti ‘Shën Naumi i Ohrit” është denoncuar se tek ata, me lëndime nga arma e zjarrit janë sjellur H.B (35) dhe A.D. (35) që të dy nga Shkupi, dhe se më vonë H.B ka humbur jetën, ndërsa mbi A.D është kryer intervenim dhe është ndaluar për mjekim. Pas masave të ndërmarra është konfirmuar se ata më herët kanë marrë pjesë në një përleshje të armatosur në rajonin e Çairit. Për shkak lëndimeve nga arma e zjarri në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup është sjellë edhe N.D nga Shkupi. Po ashtu, pas masave të ndërmarra, ndërsa nën dyshimin se kanë marrë pjesë në përleshjen, zyrtarë policor nga SPB Shkup rreth orës 01.40 në spitalin e kanë arrestuar B.B (39) nga Shkupi, në rajonin e Çairit e kanë arrestuar N.D (22) nga Shkupi, ndërsa pak më vonë janë gjetur dhe arrestuar edhe R.R (41) dhe K.T (28) që të dy nga Shkupi”, kanë deklaruar nga MPB duke shtuar se të njëjtit janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të ngrihen kallëzime penale adekuate.
