Rajon
KQZ-Kosovë, nis numërimi i votave për kandidatët për deputet
11.02.2025 11:03
KQZ ka nisur numërimin e votave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave. Nga KQZ kanë bërë të ditur se numërimi fillimisht do të bëhet për votat e katër komunave.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.”
Numërimi në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative bëjnë të ditur nga KQZ. Poashtu KQZ po bën përgaditjet e nevojshme për numrin e votave me kusht dhe votave të diasporës, të cilat pritet të kenë ndikim në rezultatin përfundimtarë.
Sipas rezultateve pa votat e diasporës Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me rreth 41 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me rreth 7 për qind. (Gyltene Sinani, TVM2)
