Rajon

Rama: Arrestimi i Erion Veliaj është proces absurd

11.02.2025 11:27

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, komentoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj....

Një proces absurd, ku intimidohen dëshmitarë dhe pa gjyq dërgohet në burg kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, e cilësoi Kryeministri Rama arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai nuk ngurroi të kritikonte SPAK-un, ndërsa tha se dosja do të studiohet me kujdes.

“Marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milion zgjedhësh, jo një here, por tre herë, por po marrim aktualisht, - është një ngjarje tejet e madhe, të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjecare “Nuk kam koment, nuk kam koment”...Ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht dhe më ka nxitur që të bëhem shumë i vëmendshëm në ndjekjen e këtij rasti, ka qenë intimidimi, e dëgjuat mirë, intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe të kulturës që u gjendën krejt pafajësish në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës.”, tha kryeministri I Shqipërisë Edi Rama.
 
Reagime pati edhe nga kryetari demokrat Sali Berisha, i cilki tha se ka prova të forta për fajësinë e Erion Veliajt dhe i kërkoi Ramës të japë dorëheqejen. ndërsa Lulzim Basha e quajti fundin e pandëshkueshmërisë për zyrtarët e lartë. Erion Veliaj dyshohet se së bashku me bashkëshorten e tij krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të Ajola Xoxës dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, duke shpërdoruar fondet publike.
 
LULJETA NDOKA