Maqedoni
Vrapçisht, VLEN: Komuna vështirëson kushtet në kopshte
11.02.2025 13:18
Koalicioni VLEN dënon veprimet e komunës së Vrapçishtit në kopshte....

Koalicioni VLEN dënon veprimet e komunës së Vrapçishtit në kopshte. Thonë se komuna ia ka marrë automjetin transportues të ushqimit për 40 fëmijë në kopshtin Pranvera në fshatin Dobridoll si dhe ka ndërprerë rrymën dhe ngrohjen në kopshtin kryesor të komunës. Nga VLEN thonë se veprimet e tilla janë të papranueshme.
“Në këtë mënyrë komuna e Vrapçishtit po vazhdon të shkelë rëndë ligjin për mbrojtjen e fëmijëve duke penguar funksionimin e duhur të institucioneve që janë përgjegjës për fëmijët si dhe duke marrë një automjet të nevojshëm për shpërndarjen e ushqimit dhe duke e vështirësuar punën e përditshme të institucioneve parashkollore.”, tha Fatmir Sabriu nga koalicioni VLEN.
