Maqedoni

Energjetikë investime në burime të ripërtëritshme të energjisë

11.02.2025 13:44

Investime të reja në sektorin elektro - energjetik në vend....

Investime të reja në sektorin elektro - energjetik në vend. Qeveria dhe AD ESM dhe Grupit Bankar KFW nënshkruan marrëveshje me të cilën do të ndërtohen dy kapacitete të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme. Investimi është në vlerë prej 55 milion euro, 47.3 milion euro prej tyre dedikohen për ndërtimin e qendrës fotovoltaike Manastir - 2  dhe 7.7 milion euro për ndërtimin e fazës së dytë të projektit të parkut të erës në Bogdancë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se këto kapacitete do të prodhojnë energji elektrike për rreth 20 mijë amëvisri, përmes së cilës parashikohet të ulën emetimet e dioksidit të karbonit për rreth 63 miliardë tonë në nivel vjetor.
 
“Në këtë mënyrë po luftojmë për efikasitet më të madh energjetik. Nëse në të kaluarën dhe në qeveritë e kaluara energjetika ishte fushë për korrupsion, për ne kjo është fushë që duhet ti përveshim mëngët dhe fuqishëm të punojmë  sepse përmes energjetikës po ndërtojmë të ardhmen tonë. Ky është investim prej 55 milion euro për energjinë elektrike për më shumë se 20 mijë amvisëri dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
 
“Në vitin 2027 kapaciteti i ri i instaluar do të na mundësojë prodhim vjetor për 37 giga vat orë dhe presim të ardhura bruto vjetore prej 3.3 milion euro. Elektranat e reja do të na mundësojnë rritjen e prodhimtarisë vendore të energjisë së gjelbërt dhe do të përshpejtojë rrugëtimin drejtë pavarësisë sonë të tërësishme energjetike.”, tha drejtori ekzekutiv i AD EMV-së, Llazo Uzunçev.
 
Mjetet për këto dy projekte të rëndësishme janë siguruar përmes një kredie me garanci shtetërore të nënshkruar nga Ministria e Financave me kushte jashtëzakonisht të favorshme, me afatë kthimi prej 15 vjet dhe grejs periudhë 5 vjet. 
 
“Jemi këtu që të tregojmë mirënjohjen tonë për qëllimet dhe  ambiciet e kësaj qeverie ndaj ndryshimeve klimatike dhe të ketë investime konkrete në këtë fushë. Sa i përket bashkëpunimit financiar Maqedonia e Veriut është kryesuese sa i përket realizimit të agjendës së gjelbërt.”, tha drejtori rajonal i zyrës gjermane KFW për bankat në Shkup dhe në Prishtinë, Moritz Reme.
 
Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe dinamikës së parashikuar të ndërtimit, këto dy kapacitet energjetike, do të jenë plotësisht të gatshëm deri në vitin 2027. 
 
REXHEP QAMILI