Maqedoni

Ministria e Arsimit promovoi udhëzimin në rast të kërcënimeve

11.02.2025 14:28

Është krijuar një shtab krize për përmirësimin e sigurisë kibernetike...

Është krijuar një shtab krize për përmirësimin e sigurisë kibernetike, me qëllim të udhëzimeve për veprimet e shkollave kur ata marrin kërcënime të tilla për bombë të vendosur në shkollë. Gjatë disa muajve të mëparshëm të kërcënimeve thuajse të përditshme me bomba të vendosura në një numër të madh shkollash në disa qytete të vendit, prandaj ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, promovoi hartimin e protokollit dhe udhëzimeve nga Ministria e Arsimit, për veprim të shkollave në raste të tilla. 
 
“Udhëzimi konsideroj se nesër apo pasnesër do të jetë në dispozicion nëpër shkolla. Ndër të tjera, shkollave u rekomandohet, gjegjësisht kërkohet nga to, t’i përdorin vetëm adresat zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sepse, siç thashë edhe javën e kaluar, si dhe në bazë të sugjerimeve nga të tjerët, kërcënimet, kërcënimet e rreme, gjegjësisht sulmet hibride, ishin të dërguara në adresa tjera private apo në provajder tjera.”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
 
Javën e kaluar, 240 kërcënime me bombë arritën në shumë shkolla në vend, disa prej tyre u evakuuan, kurse shumica prej tyre vazhduan mësimin dhe kërcënimet rezultuan të rreme.
 
Janevska shpalosi edhe risinë e aplikacionit celular të zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që u mundëson prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve qasje të thjeshtë në ditarin elektronik dhe në këtë mënyrë lehtësisht dhe në baza ditore të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre. Janevska theksoi se aplikacioni mundëson vështrim në orarin dhe përmbajtjen e orëve mësimore të nxënësve, rregullsinë e orëve – mungesat e arsyetuara dhe të paarsyetuara, detyrat e shtëpisë, notat e marra dhe dëftesat e lëshuara.
 
FITORE DEMOLLI