Maqedoni

Interpelanca ndaj Këshillit Gjyqësor, Presidentja pret dorëheqjen e anëtarëve

11.02.2025 14:53

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova pret dorëheqjen e anëtarëve të këshillit gjyqësor...

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova pret dorëheqjen e anëtarëve të këshillit gjyqësor edhe përkundër interpelancës së ngritur në kuvend. Presidentja thotë se këshilli gjyqësor duhet të jetë mikroskop i punës së gjykatësve, e jo vetë skandali.
 
“Ata atje u zgjodhën jo që të jenë mjeshtër të skandaleve gjyqësore, por të pamundësojnë çfarëdo qoftë skandali mbi pushtetin e pavarur në gjyqësor. Akoma pres që të japin dorëheqje, pasiqë është e ditur që ai që ju zgjedh, ju kontrollon dhe mund që t’iu shkarkojë.”, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova. 
 
Mickoski: Do të nxitet një debat kritik
 
Kryeministri Hristijan Mickoski konsideron se me interpelancën do të nxitet debat, ndërkaq deputetët të votojnë sipas bindjeve të tyre personale.
 
“Mendoj se ka bazë për një debat kritik dhe gjithsecili nga deputetët do të duhet të vendosë sipas vullnetit personal ashtu siç mendon se duhet të vendosë, e që do të ishte për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Edhe pse 67 deputetë pritet të mbështesin interpelancën, kjo s’do të nënkuptojë shkarkimin automatik të anëtarëve, por një shtim të presionit publik konform reformave në gjyqësor. Interpelanca ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, Milazim Mustafa, Pavlina Cërvenkovska, Selim Ademi dhe Tanja Çaçarova Iliveska do të zhvillohet në fillim të marsit. Dyshohet se ata nuk kanë përmbushur obligimet, kanë prishur imazhin e gjykatësve dhe kanë humbur besimin e qytetarëve. Presioni ndaj anëtarëve u shtua pas tragjedisë së 22 vjeçares Frosina Kullakova, meqë gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska për rastin morri vendimin e shkallës së parë. 
 
MERAL ISMAILI