VMRO: Zaev dhe LSDM organizuan sulmin ndaj policëve
Ndaj deklaratave të Shilegovit ka reaguar VMRO...

Ndaj deklaratave të Shilegovit ka reaguar VMRO.
“LSDM, Shekerinska, Zaev dhe Shilegov qëndrojnë pas organizimit të sulmit të dhunshëm ndaj policëve. Të gjithë qytetarët e kanë të qartë se kush sulmoi dhe kush kishte sjellje vandale. Vetë fakti se gjatë sulmit të djeshëm ishin të lënduar 38 policë, flet mjaft në vetvete. Përderisa familjet e tyre po çojnë jetë luksi pas qendrave botërore, ata këtu sulmohen nga qytetarët dhe futen në konflikt. Paralajmërimet disamujore se LSDM-ja po përgatit një konflikt qytetar, sot qartas u pa se ishin të vërteta dhe se Zaev dhe Shekerinska, me dëshirën e tyre për pushtet, janë të gatshëm për gjithçka. Sado që të gënjejnë, gjithçka është e qartë. Zaevi po realizon skenarin për destabilizimin e tërësishëm të Maqedonisë. Qytetarët po e shikojnë këtë gjë dhe do ta dënojnë”- thuhet ndërmjet tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
