Qeveria kërkon shkarkimin e Prokurorit Publik të shtetit
Qeveria në seancën e sotme ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë...

Qeveria në seancën e sotme ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të inicojë procedurë për shkarkimin e prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski. Zhgënjimi i qeverisë është për shkak të shkeljes së besimit dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor.
“Zhgënjimi i qeverisë me veprime jashtë juridiksionit të saj ligjor, zhgënjimi i qytetarëve me një sistem që nuk funksionon, rezulton në shkelje të besimit dhe mosfunksionim të shtetit të së drejtës. Fillimisht u hap debati për indeksin e fundit të transparencës, i cili u publikua sot dhe ku shihet me detaje se 4 pika i referohen situatave të ndodhura në drejtësi dhe prokurori. Emërimi i fundit i ushtruesit të detyrës Kryetar i Prokurorisë së Lartë Publike është i kundërligjshëm, gjegjësisht jashtë dispozitave të Ligjit për Prokurorinë Publike” – tha Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
