Qeveria kufizon marzhet në 10%
Pas dy bojkotimeve të tregjeve...

Pas dy bojkotimeve të tregjeve, qeveria ka vendosur të kufizojë marzhet në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.
Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva tha se ky vendim është marrë në bazë të një raporti të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i cili tregon se shitësit me pakicë kanë mbi 20 për qind marzhe për produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind marzhe për produktet e higjienës personale.
Importuesit dhe distributorët kanë marzhe më të larta, madje deri në 50 për qind.
“Shitësit me pakicë, ose tregjet, kanë mbi 20 për qind marzhe për produktet ushqimore bazë si qumështi, buka dhe vaji i ullirit. Mbi 30 për qind marzh fitimi bruto për produktet e higjienës personale. Importuesit dhe distributorët në tregtinë me shumicë zënë deri në 50%.” – deklaroi Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
