Siljanovska, gratë nuk përfaqësohen denjësisht në arsimin e lartë
Në vendet e Ballkanit Perëndimor...

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, femrat ende përballen me paragjykime gjinore në arsim dhe avancim profesional në fusha të ndryshme, veçanërisht në ato që tradicionalisht dominohen nga meshkujt, si inxhinieria dhe teknologjia, u tha sot në “Mëngjesi Global i Grave 2025” i mbajtur në Institutin e Kimisë në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
“Gratë janë të nënpërfaqësuara në pozicione të larta kërkimore dhe pritshmëritë tradicionale të shoqërisë në lidhje me familjen janë shpesh një arsye që ato të ndalojnë së ndjekuri aktivitetin shkencor.Në fakultetin tim ku mësojmë për barazinë gjinore, ende nuk ka pasur një dekane femër. Ndoshta varet nga ne. Në shumë fakultete femrat dominojnë në numrin e të punësuarve, por jo në pozitën e dekanit.
Ndoshta ky vit është vendimtar pasi shënon tetë dekada që nga themelimi i OKB-së. -Tetëdhjetë vitet e OKB-së janë një kohë për katarsis,” - tha presidentja e shtetit Davkova.
Ajo shprehu besimin e saj se po vjen koha e grave.
“Është koha për një femër “Sekretare të Përgjithshme të OKB-së dhe për të forcuar rolin e Asamblesë së Përgjithshme, ku dëgjohen zërat jo vetëm të shteteve të mëdha, por edhe të vogla dhe të mesme.” – deklaroi Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska – Davkova.
Manifestimi “Mëngjesi global i grave 2025” u organizua nga Unioni i kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë me rastin e 11 shkurtit – Ditës ndërkombëtare të vajzave dhe grave në shkencë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
