Maqedoni

Parashikimi i motit

12.02.2025 08:58

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme....

Moti parashikohet të jetë i ftohtë në mëngjes, mesatarisht me vranësira të konsiderueshme gjatë ditës. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë reshje të herëpashershme lokale bore, kryesisht në zonat malore perëndimore dhe lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 8°C.
 
Në Shkup, mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në -5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8°C.