Maqedoni

Komunikacioni po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

12.02.2025 09:05

LAMM njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata....

LAMM njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.