Botë

Betejat vazhdojnë në Ukrainë, një i vdekur dhe tre të plagosur

12.02.2025 12:12

Betejat vazhdojnë në frontin në Ukrainë....

Betejat vazhdojnë në frontin në Ukrainë. Një sulm me raketa ruse në Kiev ka vrarë një person dhe ka plagosur të paktën tre të tjerë. Zelensky theksoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, veçanërisht përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe kontratave të reja të mundshme për armë dhe pajisje të avancuara.

"Ne do të vazhdojmë të bisedojmë me partnerët tanë javën e ardhshme për përmirësimin e aftësive tona të mbrojtjes ajrore. Çdo mundësi që ekziston në botë, çdo marrëveshje e mundshme që mund të forcojë Ukrainën – ne i kushtojmë vëmendje të gjithave dhe punojmë për të sa më shpejt që të jetë e mundur.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Qeveria ukrainase ka miratuar një sistem të ri kontratash njëvjeçare për vullnetarët ushtarakë të moshës 18 deri në 24 vjeç, me të ardhura të mundshme vjetore deri në 50,000 euro, njoftoi zyra e ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov.