Botë

Netanjahu kërcënon nëse pengjet nuk lirohen, familjet e pengjeve në protesta kundër Netanjahut

12.02.2025 14:05

Familjarët e pengjeve izraelitë kanë dalë në protestë dhe thonë se janë të alarmuar nga ngërçi i fundit....

Pas deklaratave kërcënuese të kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu, se vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja për armëpushim dhe do të rifillojë një luftë të tmerrshme kundër Hamasit, nëse nuk  lirohen pengjet deri të shtunën, familjarët e pengjeve izraelitë kanë dalë në protestë dhe thonë se janë të alarmuar nga ngërçi i fundit, sipas tyre kjo nuk i ndihmon askujt. Ata besojnë se plani i Trumpit për dëbimin e palestinezëve dhe rifillimin e luftës në Gaza, i jep qeverisë Netanyahu një litar shpëtimi dhe akuzuan kryeministrin se kujdeset vetëm për të qëndruar në pushtet. Hamasi nga ana tjetër akuzon Izraelin se ka thyer kushtet e marrëveshjes së armëpushimit. 

 
“Interesi i tij kryesor është të qëndrojë në pushtet. Nuk mendoj se ai interesohet shumë për pengjet e rrëmbyer në Gaza. Kështu që më duket se Trump ka siguruar një shkallë për të, që të largohet nga përmbushja e kësaj marrëveshje dhe të mbajë qeverinë e tij të koalicionit për kohë më të gjatë.”, u shpreh një protestues.
 
“Çdo ditë që pengjet mbeten në robëri, jeta e tyre është në rrezik. Gjatë gjithë vitit, ka pasur perspektiva mashtruese nga qeveria izraelite se do t’i shohim të dashurit tanë dhe do të rikthehen në mesin tonë përmes ndonjë marrëveshjeje, por kjo nuk ndodhte, sepse marrveshjta tërhiqej.”, u shpreh një i afërm i pengut izraelit.
 
Plani i Trampit për dëbimin e palestinezëve, vendet e lindjes të gjitha kundër
 
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se krijimi i një shteti palestinez me integritet territorial nuk mund të vonohet më. Erdoğan këto deklarata i dha në kuadër të vizitës së tij në Indonezi  gjatë takimit me homologun e tij Prabovo Subianto.
 
“Krijimi i një shteti sovran palestinez me integritet territorial bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet nuk mund të vonohet më. Shtetet tjera në rajon nuk mund të gjejnë stabilitet derisa Gaza dhe palestinezët të gjejnë paqe. Do të vazhdojmë të punojmë me Indonezinë për rindërtimin e Gazës. Dëmi total i shkaktuar nga sulmet 15 mujore të Izraelit po i afrohet 100 miliardë dollarëve.”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan
 
“Si dy vende, ne mbajmë një qëndrim shumë të vendosur në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në luftën në lidhje me Palestinën.”, tha presidenti i Indonezisë Prabovo Subianto.
 
Presidenti Tramp mbrëm u takua edhe me mbretin e Jordanisë Abulladu i II të dhe kërkoi nga i njejti që t’u japë palestinezëve një pjesë të tokës se Jordanisë.
 
“Epo, nuk është vendi ku dua që ata të jetojnë. Do të jetë vendi ku ne përfundimisht zgjedhim si grup. Dhe besoj se do të kemi një parcelë toke në Jordani. Besoj se do të bëjnë atje një parcelë.”, presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
 
Presidenti amerikan Trump më 4 shkurt tha se SHBA-ja "do të marrë kontrollin" e Rripit të Gazës, duke argumentuar se do të ishte shumë më mirë për palestinezët në Gaza të shkojnë në vendbanime të reja që do të ndërtohen në vendet fqinje, veçanërisht në Egjipt dhe Jordani por nuk e përjashtoi as Arabinë Sudite. Por asnjëri prej vendeve nuk e pranon një plan të tillë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU