Maqedoni

Interpelanca për Këshillin Gjyqësor, Dameva: Dorëheqja është akt personal

12.02.2025 14:20

Disa nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor

Anëtaret e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dhe Tanja Çaçarova-Ilievska, për të cilat shumica parlamentare ka dorëzuar interpelancë në Kuvend, thanë se janë duke i analizuar përmbajtjen dhe se qëndrimin e tyre do ta shpallin në opinion.

Ish Kryetarja, Vesna Dameva, vlerëson se “Dorëheqja është akt personal dhe paraqitet vetëm nëse ka arsye për të”.

“Interpelancën e dorëzuar në Kuvend e kam marrë dje vonë dhe jam në proces të analizimit të arsyeve dhe përmbajtjes së saj në përgjithësi. Kur ta ndërtoj  qëndrimin tim do t’i komunikohet publikut, publiku nuk do të mbetet pa përgjigje, pra pa deklaratën time. Dorëheqja është akt personal dhe jepet dorëheqje vetëm kur ka arsye të justifikuara” – tha anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

Ilievska: Përgjegjësia duhet të jetë individuale

Ndërkohë që Tanja Çaçarova-Ilievska konsideron se Përgjegjësia duhet të jetë individuale, përkundër faktit se Këshilli Gjyqësor është organ kolektiv.

“Ajo që më ra në sy është se nuk bëhet fjalë për interpelancë për anëtaren e Këshillit Gjyqësor Tanja Çaçarova-Ilievska por flet për përgjegjësi kolektive. Në fjalimet e mia kam thënë në shumë raste se përgjegjësia duhet të jetë individuale, pavarësisht se Këshilli është organ kolektiv. Ne të gjithë votojmë me votën tonë dhe varësisht nga çdo votë, një vendim i caktuar merret me votën e shumicës. Duhet ta analizoj shumë mirë dhe do të jap mendimin tim brenda afatit të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit.” – u shpreh anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Tanja Çaçarova Ilievska.

Krahas Damevës dhe Çaçarova Ilievskës, shumica parlamentare  ka paraqitur interpelancë edhe për Pavlina Cërvenkovskën, Selim Ademin dhe për Miljazim Mustafën, i cili tashmë në një pronocim për TVM2 ka theksuar se dorëheqjen e parasheh vetëm nëse i konstatohet shkelje apo lëshim preofesional dhe jo pas interpelancës. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)