Maqedoni
Vitin e kaluar janë grumbulluar 570 mijë tonë mbeturina komunale
06.05.2015 17:52
Mbledhja e mbeturinave komunale në vitin 2014 është rritur për 2,7 për qind në krahasim me vitin paraprak...

Enti Shtetëror për Statistikë informon se vitin e kaluar në Maqedoni janë mbledhur 569.794 tonë mbeturina komunale.
"Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të mbledhura është vërejtur në rajonin e Shkupit, 153.433 tonë ose 26,9 për qind nga sasia e tërësishme e mbledhur në Republikën e Maqedonisë. Nga ai 479.787 ton ose 84 për qind janë mbledhur nga amvisëritë, ndërsa 16 për qind tjera nga personat fizik dhe juridik", tregojnë të dhënat e ESHS-së.
Sasia më e madhe e mbeturina të grumbulluara janë mbeturina komunale të përziera, 487.711 tonë ose 86 për qind, ndërsa më pak gomë, 336 tonë ose 0.06 për qind nga sasia e tërësishme e mbeturinave komunale të mbledhura.
Në vitin 2014 janë krijuar 765.156 tonë mbeturina komunale ose 370 kilogram për kokë banori, që është për 3.6 për qind më pak nga viti 2013.
Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të mbledhura ose 99.4 për qind veçohet në deponi./mia
