Maqedoni

Prokurori, nis procedura për shkarkimin e kryepokurorit

12.02.2025 15:26

Filloi procedura për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski....

Filloi procedura për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski. Ministria e Drejtësisë me kërkesë paraprake të Qeverisë filloi procedurën për shkarkimin e tij, e cila përfshin përpillimin e  dokumentacionit të argumentuar se pse e kërkojnë këtë shkarkim dhe shkeljet që Kocevski i ka bërë gjatë marrjes së vendimeve.

Gjatë mbrëmjes e së mërkurës ose ditën e enjte më së voni, ministria e Drejtësisë do të duhet t’ua dërzojë këtë iniciativë qeverisë dhe Këshllit të Prokurorëve. Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve presin inciativën për shkarkimin e tij dhe deri në këto momente shprehen shumë të përmbajtur rreth asaj. Premtojnë se do të veprojnë ndaj së njëjtës. 

“Deri më tani në Këshillin e Prokurorëve nuk ka arritur asnjë propozim apo iniciativë dhe kur do të na dorëzohet do ta rishikojmë dhe prononcohem rreth asaj. Procedura është e shpjeguar ashtu siç parashikohet në ligj dhe këshilli do ta respektojë të gjitha afatet.”, tha kryetarja e Këshillit të Prokurorëve, Dushica Dimitrievska.
 
Pengesa e fundit që ja “ngatrojë” këmbët Kocevskit ishte propozimi i tij i dorëzuar Këshillit të Prokurorëve që në vendin e ish - shefit të Prokurorisë së Lartë Mustafa Hajrullahit të përcaktohet Natasha Kërstevska Caleva. Këtë vendim atë e arsyetuan se është i përkohshëm, respektivisht derisa të përfundojë procedura penale kundër Hajrullahit, gjë e cila, sipas qeverisë është joligjore. 
 
“Unë edhe mëtej pohoj se vendimi ynë është ligjor. Prokuroria e Lartë si dhe prokuroritë e tjera duhet të kenë udhëheqës qoftë edhe të përkohshëm që do të drejtojnë prokuroritë. Me këtë rast do të doja të theksoja se po bëhet fjalë për përcaktim të prokurorit publik i cili do të udhëheqë me atë prokurori derisa vijon procedura e largimit të ish - shefit të Prokurorisë së Lartë.”, tha Dimitrievska.
 
Por kështu nuk mendon numri “një" i Qeverisë. Kryeministri Hirstian Mickoski thotë se puna e Kocevskit është parë haptazi, se për kë punon dhe kë mbron ai. Andaj dhe i bënë thirrje që ai të dorëhiqet vetë para se t’i votohet shkarkimi i tij. 
 
“Sot isha në Kuvend dhe ky proces ka filluar ndaj tij në Kuvend dhe aty do të mbarojë. Andaj vlerësojë se do të ishte më e sinqertë dhe të ndershme që ai  vetë të dorëhiqet dhe të shkurtojmë këtë periudhë ku gjatë kësaj periudhe do të mund të zgjedhim kryeprokuror të ri i cili pa kompromis do të luftojë krimin dhe korrupsionin në vend.”, u shpreh kryeministri Hirstian Mickoski.
 
Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve pas pranimit të iniciativës së argumentuar për shkarkimin e tij, kanë afat prej 15 ditësh të shqyrtojnë dhe t’i përgjigjen pozitivisht apo negativisht kësaj iniciative dhe pasi që të përfundojë kjo, atëherë fjalën përfundimtare e kenë deputetët e Kuvendit, ku me 61 vota “për” do të mund të shkarkojnë Kocevskin nga pozita e kryetarit të PThP-së.
 
REXHEP QAMILI