Maqedoni
Gjykata Kushtetuese, inicohet procedurë për Kodin Penal
12.02.2025 15:50
Gjykata Kushtetuese ka inicuar procedurë për Ligjin e kontestuar për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal nga viti 2023...

Pas një elaborimi të gjërë dhe mendime të ndara, Gjykatësit Kushtetues vendosën për inicimin e procedurës për Kushtetutshmërinë e Kodit Penal dhe neneve kontestuese për funksionarët me të cilat u ulën dënimet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare si dhe për shoqërim kriminel.
Pas raportit të përpiluar nga Gjykata Kushtetuese se ka dyshime për kushtetutshmërinë e Kodit Penal, Kuvendi ka afat prej 6 muajve të intervenojë dhe ti ndryshojë nenet kontestuese në pajtueshmëri me argumentet e Gkjykatës Kushtetuese. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovskitheksoi se qëndrimi i përgjithshëm i gjykatësve ishte se një ligj i tillë është i dëmshëm për sistemin juridik në vend. Pranoi se duhet të reagohet më shpejtë në raste të tilla kur pasojat nga një ligj mund të jenë të mëdha dhe të pakthyeshme.
“Gjatë shqyrtimit dominuan dy argumente juridiko-kushtetuese. E para që ka të bëjë me kushtetutshmërinë formale të ligjit dhe me dyta me kushtetutshmërinë materiale të ligjit. Shumica e gjykatësve në të dyja bazat vlerësoi se në mënyrë të bazuar mund të vihet në dyshim kushtetutshmëria e ligjit në tërësi. Miratimi i këtij ligji është juridikisht jo i arsyeshëm.”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski.
Në debatin që i parapriu vendimit, gjykatësja që e punoi lëndën Elizabeta Dukovska vlerësoi se me këto ndryshime ligjore të Kodit Penal, nuk është shkelur parimi kushtetues i barazisë ndërsa nuk e pa të arsyeshme të iniciojë procedurë për kushtetutshmërinë e Kodit penal dhe neneve konstestuese. Për gjykatësin Osman Kadriu ky ligj është jokushtetues dhe se përmes tij u mundësua aministimi i fshehur.
Ana Pavllova Danev vlerësoi ligji është kontraverz dhe me pasoja të pariparueshme për rendin juridik. Ndërkohë Dobrilla Kacarska fajin ua lë gjykatësve dhe jo debutetëve për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore, edhe pse pranoi se dënimet e parapara me ndryshimet e fundit janë jashtëzakonisht të ulta.
FLORIJE BELULI KAMBERI
