Maqedoni

Kufizimi i marzheve, Mickoski: Pres ulje drastike të produkteve ushqimore

12.02.2025 16:06

Marzha e shitjes me pakicë dhe shumicë do të kufizohet, të dyja në dhjetë përqind....

Marzha e shitjes me pakicë dhe shumicë do të kufizohet, të dyja në dhjetë përqind. Kryeministri Hristijan Mickoski pret ulje drastike të produkteve bazë. Thotë se tashmë e ka versionin punues të propozimit për kufizimin e marzheve. 
 
“U dakorduam që sa më shpejt të dalim me një propozim. Gjatë ditës do të harmonizohet dhe pres që në një seancë urgjente nesër të miratohet dhe të zbatohet nga supermarketet. Marzha e shitjes me pakicë dhe shumicë do të kufizohet, të dyja në 10%, dhe pres që kjo të sjellë një ulje të ndjeshme të çmimeve të produkteve që qytetarët i përdorin realisht.”, tha kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski.
 
Ai theksoi se përveç ushqimeve bazë lista është zgjeruar edhe me disa produkte tjera dhe se kjo masë do të zgjasë deri në fund të prillit.
 
“Lista është zgjeruar me produkte higjienike dhe ushqim për foshnja. Ajo që munda të shoh është se gjithçka është përfshirë në atë që qytetarët e shfrytëzojnë dhe kjo masë do të vlejë deri më 30 prill për mëtutje do të shohim se si do të zhvillohen punët.”, u shpreh Mickoski.
 
Për mundësinë e zgjatjes së masës pas muajit prill do të vendoset më vonë, theksoi Mickoski. 
 
ARMEND MURSELI