MPB: Ndërpritet transporti ndërkombëtar i drogës, konfiskohen mbi 150 kilogramë marihuanë
MPB Maqedoni njofton se në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta operative...

MPB Maqedoni njofton se në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta operative të punonjësve të policisë dhe doganave, është parandaluar tentativa për transportimin e lëndës narkotike marihuanë.
Siç njoftojnë nga MPB, fjatë kontrollit të detajuar të një automjeti mallrash – kamion me targa të Shkupit, i kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike marihuanë, për të cilën do të kryhen analiza dhe ekspertizë shtesë mjeko-ligjore.
“Sipas informacioneve fillestare kamioni ka hyrë nga Kosova, i cili është dashur të kalojë tranzit përmes Maqedonisë për në Greqi, me destinacion përfundimtar Turqinë. Ky aksion i suksesshëm është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë doganore dhe është konfirmim i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të drogës, për të cilin në nëntor 2024 është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit”.
“Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe mënyrën e organizimit të transportit. Publiku do të njoftohet me kohë për të gjitha detajet e mëtejshme të rastit”, thonë nga MPB.
