Maqedoni
Parashikimi i motit
13.02.2025 08:43
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të ndryshueshme me borë të kohëpaskohshme lokale kryesisht në zonat malore dhe në vendet më të larta në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje shiu që do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 2 deri në 8°C.
Në Shkup, mëngjes i ftohtë, mesatarisht me vranësira mesatare gjatë ditës me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8°C.
