Maqedoni

Komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa

13.02.2025 08:53

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa.
 
Në Kriva Pallankë po shënohen reshje të lehta bore që për momentin nuk janë pengesë për qarkullim.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
 
Rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galicica është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve që nga data 15 nëntor 2024.
 
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të fshatit Bashino është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.