Botë

Toskana bëhet rajoni i parë në Itali që miraton eutanazinë

13.02.2025 09:28

Një ligj i posaçëm për vetëvrasjen e asistuar është miratuar dje, në rajonin e Toskanës në Itali...

Një ligj i posaçëm për vetëvrasjen e asistuar është miratuar dje, në rajonin e Toskanës në Itali.
 
Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, Autoritetet Shëndetësore Vendore duhet të krijojnë një komision të përhershëm multidisiplinar për të verifikuar kërkesat për akses në vetëvrasje të asistuar.
 
Vetëvrasja e asistuar është një çështje e diskutuar kudo në botë.
 
Sipas ligjit, eutanazinë kanë të drejtë ta bëjnë vetëm individë, të cilët vuajnë nga një sëmundje e cila nuk ka shërim dhe që shoqërohet me dhimbje të padurueshme.