Botë
Izraeli kërcënon gazën, zbatohet plani i Trampit nëse pengjet nuk lirohen
13.02.2025 10:52
Izraeli kërcënoi se mund të nisë një “luftë të re” kundër Hamasit dhe të zbatojë planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump...

Izraeli kërcënoi se mund të nisë një “luftë të re” kundër Hamasit dhe të zbatojë planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza nëse militantët e grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk i lirojnë pengjet këtë fundjavë.
Ndërmjetësuesit, Katari dhe Egjipti, po përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi muajin e kaluar, sipas një burimi palestinez dhe një diplomati të njohur me bisedimet, raporton AFP-ja, ndërsa Hamasi tha se negociatori i tij kryesor ishte në Kajro. Armëpushimi ka ndaluar shumicën e luftimeve që zgjatën më shumë se 15 muaj dhe ka bërë që pengje izraelite në grupe të vogla të lirohen në këmbim të palestinezëve të ndaluar nga Izraeli. Por, marrëveshja, aktualisht në fazën e saj të parë 42-ditore, po kalon nën një periudhë presioni në rritje. Katz tha se Izraeli do të rinisë luftën nëse Hamas nuk liron pengjet të shtunën, për kur ishte planifikuar një shkëmbim i gjashtë i pengjeve dhe të burgosurve sipas kushteve të marrëveshjes.
