Rajon
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna
13.02.2025 11:11
Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në tetëmbëdhjete Komuna në Kosovë....

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në tetëmbëdhjete Komuna në Kosovë.
(KQZ) deri më tani janë përpunuar 99.72% e votave nga 2.526 qendra votimi nga gjithsej 2.533.Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 40.86% të votave, që përbën 341,562 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK): E dyta me 22.05% ose 184,238 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): E treta me 17.64% ose 147,777 vota. AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal: E katërta me 7.46% ose 62,278 vota. Lista Serbe: E pesta me 4.53% ose 37,843 vota.
