Maqedoni

Shënohet 80 vjetori i radios

13.02.2025 11:27

80 vjetori I Radios u shënua në mënyrë institucionale...

80 vjetori I Radios u shënua në mënyrë institucionale. Kryeparalamentari Gashi në një vizitë me punëtorët mediatik bëri të ditur se ata kanë dhënë një kontribut në afirmimin e vlerave kulturore, arsimore dhe edukative dhe ky medium do të përkrahet edhe nga shtëpia ligjvënëse. 
 
Për këtë vit është paraparë të rinovohen hapësirat dhe ky medium të pajiset me teknologji të sofistikuar paralajmëroi Drejtori I Përgjithshëm Marijan Cvetkovski. Ndërkohë Drejtoresha Ajten Vllasaku Mhemeti  potencoi  se me  investimet në teknologji radioja si medium do të jetë  e barabartë me radiot në rajon dhe botë.