Liga e Kampionëve, Bayerni i afrohet 1/8 së finales
13.02.2025 13:45
Bayerni ka bërë një hap të madh drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve....

Bayerni ka bërë një hap të madh drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Këta mbrëmjen e kaluar në “Celtic Park” në Glasgoë të Skocisë, iu gëzuan fitores me 2:1 ndaj Celticut, në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në Ligën e Kampionëve. “Bavarezët” dominuan nga minuta e parë, megjithatë për shënimin e golit të parë u desh të presin 45 minuta. Benfica në transfertë me 1:0 mundi Monaco-n, ndërsa golin e vetëm e shënoi Pavlidis në minutën e 48-të. Kjo ishte përballja e dytë e tyre sivjet në Ligën e Kampionëve, ku portugezët kishin triumfuar me 3-2.
Trajneri AC Milan, Sergio Conceicao edhe një herë dëshmoi se pres konferencat e obligueshme pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, i shkojnë në nerva. Pas humbjes së mbrëmshme 1:0 nga Feyenoord-i, u përgjigj vetëm një pyetje të gazetarëve.
“Mendoj se nuk dinim për mjedisin. E dinim se cfarë atmosferë na pret në stadium dhe sa janë agresiv futbollistët e Feyenoord-it. Pasi pranuam golin kishin disa raste për të barazuar. Në terren situate bëhet më e vështirë pasi futbollistët humbin duelet. Kjo do ishte një përmbledhje e ndodhive në terren. Para dhomës kam pritur 15 minuta, unë këtu i kalova 30 sekondat dhe kjo është ajo.”, tha Trajneri AC Milan, Sergio Conceicao.
Conceicao, më pas braktisi dhomën e gazetarëve në stadiumin De Kuip dhe kjo ishte press konferenca më e shkurtër. Ndeshjet e kthimit në program janë me 18 shkurt. (Gazetar: Safet Ademi)
