NBA, Jamal Murray shënoi rekord të karrierës

13.02.2025 13:48

Për herë të dytë brenda tre netëve, skuadra e Denverit e mundi Portlandin...

Për herë të dytë brenda tre netëve, skuadra e Denverit e mundi Portlandin, ndërsa çështja e fituesit të kësaj përballje ishte vendosur pas çerekut të parë të cilin Denveri e fitoi me 40:27.  Kështu Denver Nuggets, iu ka gëzuar fitores së tetë me radhë edhe atë me rezultatin 132:121.  Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Jamal Murray. Ai ndeshjen e përfundoi me 55 pikë të shënuar, që paraqet rekord të karrierës. Rekordi i tij i më parshëm ishte 50 pikë. Tek Portlani Anfernee Simons, ndeshjen e mbylli me 26 pikë.  Denveri me përpjesëtimin 36:19 në Konferencën e Perëndimit mbajnë pozitën e tretë.
 
Në ndeshjet e tjera - New York Knicks në një përfundim dramatic pas shtesave me 149:148 e mundi Atlanta Hawks. Po ashtu edhe Indiana Pacers pas vazhdimeve me 134:130 e mundi Washington Wizards. Oklahoma City Thunders kanë vazhduar serinë e fitoreve që arrin në 12 resht. Këta me  115:101 e mundën Miami Heat.  Milwaukee Bucks me rezultatin e ngushtë 103:101 e mundi Minnesota Timberwolves. (Gazetar: Safet Ademi)