Maqedoni
Radio Shkupi shënon 13 shkurtin ditën botërore të radios
13.02.2025 14:04
Radio Shkupi ka shënuar sot 13 shkurtin, ditën botërore të radios....

Sot shënohet dita Botërore e Radios, që kujton qëllimin kryesorë për ta përdorur fillimisht si mjet komunikimi mes anijeve gjatë luftërave të ndryshme në shekullin XX, e më pas radioja u dhëndërua në mjet informimi, e argëtimi për miliona njerëz në mbarë botës. Kjo ditë u shënua edhe nga Radio Shkupi, ku ishte I pranishëm edhe kryetari I kuvendit Afrim Gashi.
“Erdha sot këtu në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të shënojmë këtë ditë, të shfaqim një përkrahje institucionale për këtë medium. Ky është television shtetëror dhe radio dhe gjithë qytetarët duhet të kujdesën për mbarëvajtjen, avancimin zhvillimin e këtij mediumi, për shkak se ky është interes shtetëror i gjithë qytetarëve dhe në aspektin kulturor edukativ siç e ka pasur gjithmonë funksioni këtë servis publik. Prandaj ne të gjithë së bashku dhe institucionet duhet të shfaqim gatishmëri të lartë për përkrahjen ndaj kësaj shtëpie mediatike.”, u shpreh kryetari i kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.
Drejtori ekzekutiv të RTVM-së Marjan Cvetkovski, pas investimeve të mëdha që u bënë në serviset televizive vitin e kaluar, tani paralajmëron investime të reja në gjitha kanalet radio në RTM, duke modernizuar dhe zëvendësuar pajisjet e vjetra të radios me pajisje të reja.
“Në ditën e sotme të shënimit të ditës së radio dëshirojë të paralajmërojë se 2025-tën pas shumë vitesh Radio e Maqedonisë do të pajisjet dhe modernizohet, respektivisht do të renovohen studiotë dhe regjitë, por edhe teknika që është e vjetër 30 40 vite për fat të mirë të të punësuarave dhe dëgjuesve do të rinovohet këtë vit.”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i RTVM-së, Marjan cvetkovski.
Drejtoresha e Radios së Maqedonisë, Ajtene Vllasaku thotë se edhe përkundër vështirësve, radio vazhdon të informojë audiencën mbi rrjedhat aktuale në mënyrë më profesionale.

“Dita Botërore e Radios e dini se me vite të tëra po e shënojmë këtë ditë dhe kjo ditë është e bukur po ashtu për ne nga se është edhe kryeparlamentari Afrim Gashi që tregon se kemi mbështës shumë të madh sa i përket të radios si medium dhe këtë mbështetje ne e presim gjithmonë nga se Gashi është pjesë e mediave ka qenë dhe e kupton rolin e medias dhe shpresojmë se këto investime që drejtori ekzekutiv Cvetkovski i tha se do të ndodhin për radion janë shumë të rëndësishme.”, tha drejtoresha e Radios së Maqedonisë, Ajtene Vllasaku.
Deri sa do të vijojnë investimet në radio, ka gjasa reale që deri në fund të vitit edhe kanali i katërt të radios të merr frekuencat e veta për të emetuar program për etnitetet jo shumicë, me çka Radio e Shkupit do të kthehet në program 24 orësh në gjuhën shqipe. 13 shkurti është zgjedhur si dita botërore e radios, pasi në këtë datë në vitin 1946 Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë, ndërsa për herë të parë Dita Botërore e Radios është shënuar më 13 shkurt të vitit 2012.
REXHEP QAMILI
