Maqedoni
VMRO-DPMNE: Kocevski, mbrojtës i funksionarëve të LSDM-së
13.02.2025 14:41
Pas vendimit të qeverisë për nisjen e procedurës për shkarkimin e Kryeprokorit Lupço Kocevski...

Pas vendimit të qeverisë për nisjen e procedurës për shkarkimin e Kryeprokorit Lupço Kocevski, vazhdojnë thirrjet e VMRO-DPMNEsë për dorëheqjen e tij. Deputeti i kësaj partie, Brane Petrushevski, akuzon se kryeprokurori për 8 muaj nuk ka ngritur asnjë aktakuzë duke e quajtuar atë përgjegjës edhe për mosveprimin e prokurorëve të tjerë. Nga kjo parti, theksojnë se Ljupço Kocevski është përgjegjës për strehimin e kriminelëve politikë nga LSDM-së dhe BDI-së. Maqedonia duhet të funksionojë si shtet i së drejtës, reformat rrënjësore në gjyqësor janë të nevojshme, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Ljupço Kocevski nuk ka asnjë realizim, ka heshtur derisa para syve të tij i ndodhte krimi në kohën e LSD-së dhe tani po u blen kohë. Ljupço Kocevski si kryetar i Prokurorisë Publike nuk e ka parë të nevojshme hapjen e rastit për Artan Grubin sa ishte në pushtet, ndonëse i gjithë opinioni dhe mediat folën me zë të lartë për dyshimet për krim. Kocevski nuk e lëvizi as gishtin për krimet në REK Manastir dhe ESM-së, ku me tenderë të dyshimtë u derdhën miliona euro para publike. Ljupço Kocevski heshti, derisa LSDM -ja grabiti shtetin.”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Flipçe: Nuk zbatohen reforma, por partizim të Gjyqësorit
Ndërkohë, sipas kryetarit të LSDM-së me ndërrimin e antarëve të Këshillit Gjyqësor dhe iniciativën për shkarkimin e prokurorit publik qeveria nuk po zbaton reforma, por partizon gjyqësorin.
“Ekziston një strategji e qartë, e cila gjendet në Planin e Rritjes, të cilin Qeveria e LSDM-së e ka përgatitur dhe që kjo qeveri e VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri e kanë nënshkruar në Bruksel, në të cilën është i qartë udhërrëfyesi, se cili afat kohor duhet të ndiqet për të zbatuar ndryshime në ligje me qëllim të reformimit të vërtetë të Këshillit Gjyqësor dhe të sistemit të përgjithshëm gjyqësor në vendin tonë. LSDM në Kuvend do të mbështesë të gjitha ligjet reformuese që dalin nga Plani i Rritjes, përkatësisht agjenda reformuese në fushën e gjyqësorit. Çdo gjë tjetër e konsideroj si një ndërhyrje në sistem dhe një partizim të rëndë të tij.”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve pas pranimit të iniciativës për shkarkimin e e Kryeprokurorit, në afat prej 15 ditëve duhet të shqyrtojnë dhe t’i përgjigjen pozitivisht apo negativisht kësaj iniciative. Varësisht nga konkluza e Këshillit të Prokurorëve fjalën përfundimtare e kenë deputetët e Kuvendit, ku me 61 vota “për” do të mund të shkarkojnë Kocevskin nga pozita e prokurorit republikan. Nderkohë, shumica parlamentare të premten e kaluar, ka dorëzuar në Kuvend interpelancë për 5 antarët e Këshillit Gjyqësor që janë zgjedhur në Kuvend.
FLORIJE BELULI KAMBERI
