Maqedoni

IShP: Javën e fundit 2880 të prekur nga gripi

13.02.2025 15:03

Drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik Marija Andonova, ka informuar se prej 3 deri më 9 shkurt..

Drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik Marija Andonova, ka informuar se prej 3 deri më 9 shkurt, janë raportuar 2880 raste të influencës apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, me një rënie prej 5,1% krahasuar me javën e kaluar. Sipas këtij Instituti 1552 persona janë të moshës 15-64 vjeç dhe 685 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç, ndërsa rastet më të raportuara janë nga Shkupi, pasuar nga Strumica, Manastiri, Shën Nikolla etj.
 
“Në RMV janë paraqitur gjithsej 2880 persona të prekur nga gripi, apo sëmundje që janë të ngjajshme me gripin, e që është një tregues se kemi rrënje 5,1% krahasuar me javën e kaluar, ku numri ishte 3036, por në krahasim me javën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 53,6 për qind. Për sa i përket moshës 1552 persona janë të moshës 15-64 vjeç dhe 685 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç, 317 persona janë fëmijët nga mosha 0 deri më 4 vjeç. Ndërsa për sa i përket përfshirjes nëpër qytete, Në Shkup janë regjistruar 692 persona, 333 Strumicë, 304 në Manastir. Nga fillimi I vitit gjithsej janë prekur 11.614 persona, dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi rriitje për 10,2 për qind.”, tha drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik, Marija Andonova.
 
Nëse analizohen të dhënat nga vendet e Bashkimit Europian, është shënuar rritje të numrit të personave të prekur nga gripi mbi mesataren e lejuar në gjithsej 29 vende nga gjithsej 33 vende të BE. Apelohen që të gjithë personat të cilët kanë simptome të gripit të izolohen, dhe ti ndjekin rekomandimet e institucioneve përkatëse. 
 
FITIM KRYEZIU