Maqedoni

Fushata “Ndryshimi pozitiv”, për një ambient më të pastër jetësor

13.02.2025 15:15

Ministria e Ambientit Jetësor fillon fushatën për ndërgjegjësimin e qytetarëve..

Ministria e Ambientit Jetësor fillon fushatën për ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit jetësor “Ndryshimi pozitiv” Fushata do të zgjasë për një periudhë 6 mujore dhe  realizohet në 5 rajone  të vendit duke filluar nga Komuna e Çairit.
 
“Fushata ka për qëllim vetëdijesimin e gjithë aktorëve në vend duke filluar nga qytetarët, nga subjektet të cilat menaxhojnë mbetjet dhe gjithë neve këtu që duhet të kontribuojnë për një ambient më të pastër jetësor. Pjesë e projektit të ministrisë së mjedisit janë tre spote televizive, do të  përfshin dy video edukative me mesazhe, 3 spote të shkurtra promovuese dhe 8 emisione televizive me folës nga zona ku do të mundohemi që të edukojmë dhe ndërgjegjësojmë për dëmet që ka shkaktuar ndotja shumë dekadshe në vendin tonë.”, tha Naim Vrenezi, zëdhënës në Ministrinë e Ambinetit Jetësor.
 
Fushata financohet nga mjetet e ndara nga tarifa e paguar nga tregtarët për qytetarët që blejnë qese plastike, në vlerë prej 13 milion e 450 mijë denarë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI