Vendkalimi kufitarë Bogorodicë, u kapën 188 kg marihuanë me destinacion Turqinë
Në vendkalimin kufitarë Bogorodicë...

Në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, në një kamion që po bartte letër të ricikluar, janë kapur 188 kg marihuanë, që si destinacion përfundimtar kishte Turqinë, kanë bërë të ditur nga Drejtoria e Doganave, duke shtuar se vlera e drogës së kapur arrinë në tregun e zi vlerën e 707 mijë eurosh.
Me këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Tetova. Drejtori i Doganave, Boban Nikollovski, ka bërë të ditur se kamioni me targa të Shkupit ka hyrë në vend në pikën kufitare “Bllacë” më 8 shkurt.
“Drejtoria e doganës ka gjetur gjurmët dhe ka parandaluar një kanal ndërkombëtar të kontrabandës me drogë. Në aksionin e përbashkët me Byronë për siguri publike në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë sekuestruar 188 kilogram e 636 gram lëndë narkotike marijuanë e cila është dashur të përfundojë në Turqi. Dy persona janë privuar nga liria dhe kundër tyre në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli është ngritur kallëzim penal për kryerjen e veprës penale nga neni 215 i Kodit penal, prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. – tha Drejtori i doganave Boban Nikollovski.
Hetimet do të zgjerohen si brenda ashtu edhe jashtë vendit paralajmëron drejtori i Byrosë për siguri publike Aleksandar Janev.
“Kamioni ka hyrë nga Kosova, në mënyrë të koordinuar punojmë me kolegët, shkëmbejmë informacione edhe brenda edhe jashtë vendit dhe do ti zgjerojmë hetimet, do të pasojnë edhe disa aktivitete por në interes të hetimeve nuk do të zbulojmë detaje.” – deklaroi Aleksandar Janev nga BSP.
Sipas autoriteteve doganeore dhe Byrosë për siguri Publike, ky është një sulm i madh ndja krimit të organizuar, korrupcionit dhe transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Kjo është sasia më e madhe e marihuanës e kapur në tri vitet e fundit. (Gyltene Sinani, TVM2)
