Maqedoni

Qeveria: Marzha e fitimit të kufizohet në 10 përqind

13.02.2025 15:28

Qeveria pritet të merr vendim...

Qeveria pritet të merr vendim për kufizimi i marzhës për tregtinë me pakicë dhe shumicë në 10 për qind, deri në fund të muajit prill. Ky vendim do të mbulojë mbi 100 grupe produktesh, duke përfshirë produkte ushqimore bazë, produkte higjienike, ushqim për fëmijë dhe produkte të tjera joushqimore me marzh të lartë.

Qeveria rekomandon gjithashtu që tregjet të publikojnë çmimet e produkteve të tyre dhe t'i përditësojnë ato rregullisht.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje sqaroi se tashmë e ka versionin punues të propozimit dhe se pret që sot të miratohet në seancë të qeverisë. 

Filipçe: Masa e qeverisë nuk do të kenë efekt

Por kreu i LSDM-së Venko Filipççe vlerëson se kufizimi i marzheve si masë e vetme është e vonuar, nuk do të ketë asnjë efekt dhe se nuk do ta ndjejnë qytetarët. Ai propozon shtatë masa për uljen e çmimeve, përfshirë TVSH-në e energjisë elektrike, uljen e çmimit të kartonit të gjelbër dhe rritjen e pagave në sektorin privat.
 
“Propozojmë uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 për qind, uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë për tre muajt e ardhshëm, rregullimin e marzheve për produktet ushqimore bazë, zbatimin e menjëhershëm të Ligjit për praktikat e padrejta të tregtisë, uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për vetura dhe rritjen e pagave në sektorin privat.”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Nevoja për kufizimin e marzhës erdh pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë, e cila është konstatuar nga raporti i Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ndërkohë që sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë shpenzimet minimale bazë në janar janë rritur për 391 denarë në krahasim me muajin paraprak. Kjo rritje organizoi qytetarët që të bojotojnë marketet ditëve të premte në dy javët e fundit. (Armend Murseli, TVM2)