Munich, dhjetëra të lënduar, vetura godet turmën e njerëzve
Një makinë ka përplasur një turmë të njerëzish në Gjermani...

Një makinë ka përplasur një turmë të njerëzish në Gjermani. Sipas raporteve fillestare, raportohet se të paktën 28 persona janë lënduar, mes tyre edhe fëmijë. Policia në televizionin gjerman tha se të paktën 28 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike dhe të rëndë.
“Ka pasur të paktën 28 të plagosur, mes tyre dy në gjendje të rëndë. Një person është reanimuar në vendngjarje, dhe me sa duket është një fëmijë. Shofëri i mjetit është neutralizuar në vendngjarje dhe aktualisht nuk përbën më rrezik” – thonë nga Policia gjermane.
Incidenti ndodhi gjatë një demonstrate nga sindikata e punëtorëve Verdi për pagat në Dachauer Straße, rruga më e madhe e Mynihut, në pikën ku ishin mbledhur rreth 2500 persona.
Forca të forta policore dhe ambulanca nxituan për t'i dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Autoritetet besojnë se makina Mini Cooper u fut qëllimisht në protestuesit.
Një dëshmitar okular raportoi se shoferi, një 24-vjeçar afgan u fut me dashje makinën në turmë.
Zyrtarët thonë se i dyshuari ishte i njohur për policinë për vepra penale të vjedhjes dhe drogës.
