Kasami pro ndryshimeve të simboleve nga koha moniste
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami...

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pajtohet me nevojën që të ndryshohen simbolet shtetërore të periudhës moniste përfshirë edhe stemën shtetërore për të cilën është angazhuar së fundmi këryemisnitri, Hristijan Mickoski.
Por Kasami thotë se është për përpilimin e një pako ndryshimesh që do të përfshinte edhe himnin shtetërorë dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
“Edhe emërtimi i rrugëve në Tetovë janë trashëgimi e periudhës komuniste, prandaj do të kishim dashur që ajo të reflektojë realitetin e sotëm dhe orientimin e Maqedonisë drejt BE-së. Ne do të kishim qenë të gatshëm që të flasim për një pako ku do të kishte qenë në shqyrtim edhe stema edhe çështja e himnit, por edhe çështja e ndryshimeve tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, apo me çështjen e definimit jo të përshtatshëm të gjuhës shqipe në kushtetutë si gjuha e 20%” – tha Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, për ndryshimin e stemës shtetërore, Partia Liberal Demokratike ka dalur me propozim për vendosjen e rrëqebullit në stemën e re shtetërore, si një specie e njohur, karakteristike për vendin.
Rrëqebulli si simbol gjendet në monedhën metalike prej pesë denarësh, në fanellën e kombëtares futbollistike dhe është i mbrojtur me konventa të shumta ndërkombëtare.
Nga PLD thonë se nëse vendoset rrëqebulli, ai tregon një vështrim nga e ardhmja në vend që të “kthehet pas dhe të shikojë të kaluarën”. (Visar Sadiku, TVM2)
