Shqipëri, tensione në kuvend për rastin Veliaj
Debate dhe tensione...

Debate dhe tensione të paprecedenta janë krijuar në Kuvend nga opozita e cila risolli çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj sërish në seancë plenare.
Socialistët iu kundërpërgjigjën në bllok, por një deklaratë e ministrit Taulant Balla, se opozita është e frikësuar nga humbja e thellë më 11 maj, acaroi demokratët të cilët bllokuan foltoren, shkulën mikrofonat, ndërsa Flamur Noka tentoi të godasë me shishe uji ministrin Balla.
Në këto kushte, kryetarja e Kuvendit u detyrua që të ndërpriste seancën për të dytën herë, pasi më parë Sali Berisha bllokoi foltoren.
Erion veliaj i cili mbrëmë u la në burg nga Gjykata e Posaçme është dërguar në paraburgimin e Durrësit, ndërsa kryeministri Rama vijoi sot me sulmet drejt SPAK-ut, duke thënë se e çuan në gjyq pa prova. (Luljeta Ndoka, TVM2)
