Tetovë, Kasami pajisje sportive për shkollat e mesme

13.02.2025 18:45

I pari i Tetovës, Bilall Kasami...

I pari i Tetovës, Bilall Kasami, ka dhuruar  pajisje sportive sot  për shkollat e mesme të Tetovës në vlerë mbi 40 000 euro. E filloi nga gjimanzi i Tetovës. Ky furnizim me pajisje dhe rekuizita sportive, është i vetmi pas katër vitesh, ndërsa nxënësit, këto pajisje do ti shfrytëzojnë për orët e edukatës fizike.

Sipas Kasamit, këto pajisje sportive nuk janë vetëm për shkollat, por do të ndihmojnë edhe për klubet e ndryshme të Tetovës që zhvillojnë ushtrimet në sallat e shkollave të mesme në Tetovë.

“Sot jemi këtu në sallën e sportit të Gjimnazit të Tetovës për të promovuar një investim të rëndësishëm nga komuna e Tetovës për shkollat e mesme të qytetit, sidomos për sportin në kuadër të shkollave. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë, apo që nga ndërtimi i sallave sportive, u bë një furnizim me pajisje sportive e rekuizita që janë të nevojshme për këto salla, në vlerë prej diku 2.4 milion denarë, apo mbi 40.000 euro. Kjo është shumë me rëndësi që këto salla të jenë në shërbim të nxënësve dhe aktiviteteve sportive dhe me këtë aktivitet, ne sallat sportive i vendosim në funksion të plotë jo vetëm për shkollat por edhe për klubet e ndryshme dhe të rinjve për aktivitete sportive jashtë shkollore”. – deklaroi Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Ndërsa nesër Kasami ka paralajmëruar se do të bëjë promovimin e Amfiteatrit të ri në SHMK "Nikolla Shtejn", dhe të punëve të realizuara në këtë shkollë. (Visar Sadiku, TVM2)