Francë, 12 të plagosur nga shpërthimi në qytetin Grenoble
Dymbëdhjetë persona janë plagosur...

Dymbëdhjetë persona janë plagosur pasi një granatë u hodh në një lokal të frekuentuar në qytetin francez të Grenoble, thanë autoritetet lokale.
Incidenti ndodhi pak pas orës 20:00 me orën lokale të së mërkurës në mbrëmje. Motivi i sulmit nuk është i qartë, por hetuesit thonë se ai mund të lidhet me një zgjidhje të hesapeve.
Prokurori Francois Touret-de-Courcey tha se rrëfimet e dëshmitarëve okularë sugjerojnë se i dyshuari, i cili është ende i paidentifikuar, mund të ketë pasur gjithashtu një pushkë sulmi kallashnikov.
"Nuk ka asgjë që na bën të mendojmë se është e lidhur me terrorizmin, mendoj se bëhet fjalë për incident i një akti të dhunës ekstreme. Gjithashtu, hetuesit po shikonin lidhjet e mundshme me trafikun e drogës.” – tha Prokurori Francois Touret-De-Courcey.
Autoritetet thanë se shumë njerëz ishin në vendin e ngjarjes, kur i dyshuari hyri për një kohë të shkurtër. Rreth 80 zjarrfikës dhe oficerë policie u vendosën në vendngjarje në zonën e rrethuar mëngjesin e së enjtes.
Nënkryetari i bashkisë Chloe Pantel tha për agjencinë e lajmeve AFP se vendi ishte "një vend ku vendasit dhe njerëzit nga jashtë lagjes mblidhen, veçanërisht për të parë ndeshje futbolli".
Ai shtoi se prezenca e policisë në zonë do të qëndrojë edhe për një kohë.
