Maqedoni
Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
14.02.2025 09:11
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit...

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Në seancën e fundit gjyqësore ishte dëgjuar dëshmitari Goce Trajkovski, i cili së bashku me babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevskin ka ndihmuar në hetimin pas saj, duke mbledhur video pamjet.
Trajkovski ishte dëshmitari i fundit me kërkesë të Prokurorisë. Ai është dashur të dëshmojë në fillim të procedurës, kur janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë, por për arsye shëndetësore kjo nuk ka ndodhur dhe më pas nuk ka qenë në dispozicion të organeve të rendit për shkak të një krimi tjetër. Më 23 janar 2025, ai u dorëzua në polici dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.
Paraprakisht Prokuroria ka paraqitur video-materiale që tregojnë lëvizjen e mjeteve me të cilat u rrëmbye Vanja.
Në këtë rast janë akuzuar Ljupço Palevski Palco, Velibor Manev, Borçe Videvski, Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.
