Maqedoni

Kremtohet Shën Valentini – dita e të dashuruarve

14.02.2025 11:44

Besimtarët katolikë festojnë Shën Valentinin ditën e të dashuruarve...

Besimtarët katolikë festojnë Shën Valentinin ditën e të dashuruarve, ndërsa ortodoksët festojnë sot Shën Trifonin mbrojtësin e vreshtarëve.
 
Tradicionalisht në këtë ditë kryhet krasitja rituale e vreshtit dhe disa e konsiderojnë këtë ditë të fundit të dimrit dhe të parën e festave të pranverës. Veraritë në të gjithë vendin po organizojnë festime për të festuar Ditën e Verës. Sipas besimeve, Shën Trifoni është kujdestari i bimëve dhe i mbron ato nga dëmtuesit e ndryshëm. Ndërkohë brezat e rinj në vend po festojnë sot ditën e të dashuruarve duke dhuruar lule, çokolata dhe dhurata që simbolizojnë dashurinë.