Maqedoni
Në Poliklinikën e Bit Pazarit hapet punkt pediatrik nga 19-30 deri në 07 e 30
14.02.2025 13:38
Në Poliklinikën e “Bit Pazarit” për herë të parë hapet punkt pediatrik për fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç...

Në Poliklinikën e “Bit Pazarit” për herë të parë hapet punkt pediatrik për fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç. Ky punkt do të punojë nga ora 19 e 30 deri në 07 e 30 ,ku do tu bëhen kontrolle dhe analiza fëmijëve të sëmurë, informoi drejtori i shtëpisë së shëndetit në Shkup Samir Iseni
“Hapjen e punktit pediatrik, i cili do të fillon nga sot dhe do të punon nga ora 19 e 30 deri në 7 e 30 dhe ditën e diel 24 orë. Ky punkt hapet së pari herë nga shtëpia e shëndetit. Me këtë punkt besoj që do t’iu dalim në ndihmë qytetarëve në veçanti fëmijëve dhe do tiu dalim në ndihmë edhe Klinikave pers t’iu bërë kontrolle fëmijëve tanë. Punkti pediatrik përbëhet prej ekipit mjek, infermierë dhe një laborant. Analiza pediatrike, kontrolle pediatrike, analiza të gjakut siç është CRP, urina etj.”, tha drejtori i IPSh-së, Shtëpia e Shëndetit-Shkup, Samir Iseni.
Në pyetjen për punësimin e specializantëve Taravari tha se 20 institucionet shëndetësore publike që i kanë tashmë sistematizimet e reja mund t’i punësojnë fillimisht 30 specializantë në këto institucione shëndetësore.
“Nga gjithsej njëqind e tetë institucione shëndetësore publike që përgatitën sistematizime të reja 20 janë tashmë të përgatitura dhe munden menjëherë ti punësojnë 30 specializantët e parë, ndërsa të tjerët do ti presin sistematizimet e reja nga Ministria e Administratës.”, tha Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
Taravari gjithashtu u përgjigj për transportin e pacientëve me dializë në spitalin 8 shtatori, duke shtuar se spitali 8 shtatori nuk e ka për obligim tu siguron pacientëve transportin deri në spital.
VLORA LATIFI TOPOJANI
