Botë
Osmani takoi të dërguarin e BE-së për dialogun Sorensen
14.02.2025 13:52
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë.”, ka shkruar Osmani në 'Facebook'.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian Sorensen ka kaluar dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin, ku zhvilloi biseda të rëndësishme për mënyrën se si të avancojë procesi i dialogut.
“Kalova dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin. Patëm biseda shumë të mira dhe substanciale për mënyrën se si ta çojmë përpara Dialogun. Jam mirënjohës për mbështetjen e plotë të përpjekjeve të mia.”, ka shkruar ai në platformën "X", duke ndarë foto nga takimet me zyrtarin e Francës dhe Gjermanisë.
GYLTENE SINANI
