Botë

Bisedime për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

14.02.2025 14:07

Bisedimet e shpallura të paqes po rrisin qetësimin e Ukrainës...

Bisedimet e shpallura të paqes për ti dhënë fund konfliktit të armatosur në mes Rusisë dhe Ukrainës, po rrisin qetësimin e Ukrainës, se mëgjithatë marrëveshja eventuale mund të jetë në dëm të tyre. Por edhe përskaj kësaj Ukrainasit nuk pushojnë së kërkuari paqë. Në ditën e 1087-të të luftës, shpresojnë për përfundimin sa më të shpejtë të luftimeve.
 
“Ishte një iluzion të prisje diçka nga Trump. Tani ne mund të shohim se ato që ai premtoi ishin vetëm fjalë boshe.”, u shpreh një banor i Ukrainës.
 
“Unë mendoj se gjithçka po funksionon në favor të Rusisë dhe Trump thjesht dëshiron që lufta të përfundojë.”, tha një banor i Ukrainës.
 
“Shpresoj se do të ketë paqe të plotë dhe se agresioni nga të dyja palët do të ndalet. Mendoj se si në Rusi ashtu edhe këtu në Ukrainë, njerëzit tashmë janë të lodhur nga kjo luftë.”, u shpreh një banor i Ukrainës.
 
Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë dhe kaosi dhe gjakderdhja duhet të ndalet, është vendimi decid i Presidenti amerikan Donald Trump. Sipas tij, akoma është shumë herët të thuhet se cili do të jetë rezultati, por mos anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të jetë një pikënisje në çdo negociatë.
 
“Unë mendoj se kur shikon Ukrainën dhe kur shikon rrëmujën në të cilën janë, ajo duhet të marrë fund dhe të ndalojë. Rusia pushtoi një pjesë mjaft të madhe të territorit të Ukrainës. Unë dua që kjo gjakderdhje të ndalet. Por për sa i përket negociatave, është shumë herët të thuhet se çfarë do të ndodhë. Ndoshta Rusia do të heqë dorë nga shumë gjëra, por mund të ndodhë që edhe mos të pranon asnjë kërkesë. Tani, nëse mund të negociohet një marrëveshje më të mirë, kjo është mirë me mua.”, tha presidenti i ShBA-ve Donald Trump.
 
Kievi ka thënë se është gati të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin për të hapur burime të mëdha të mineraleve kyçe për investimet amerikane, në këmbim të kërkimit të garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Ministria e Jashtme ruse thotë se Ukrainës i është dhënë çdo mundësi për diplomaci dhe akuzon se ka individë që kundërshtojnë negociatat.
 
“Është e qartë se ka nga ata brenda regjimit të Kievit që do të vazhdojnë të kundërshtojnë çdo përpjekje për të filluar një proces negociator dhe është e qartë se këta njerëz do të bëjnë gjithçka për të penguar procesin.”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
 
Presidenti francez tha se vetëm Zelensky mund të negociojë në emër të vendit të tij me Rusinë për t'i dhënë fund luftës. Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar të marrin pjesë në çdo negociatë të ardhshme për fatin e Ukrainës.
 
FITIM KRYEZIU