Maqedoni
Vazhdon gjykimi për "vrasjen e Vanjës", shpalosen dëshmi materiale të prokurorisë
14.02.2025 14:41
Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit....

Me leximin e listës për të gjitha provat materiale të gjetura në vendngjarje, si dhe pajisjet e krimit, në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Prokurorja Xhaklina Krstevska-Josifovska rënditi një listë të gjatë të provave që kanë të bëjnë me të akuzuarin e parë Ljupço Palevski, për të cilin Prokuroria akuzon se I ka qëlluar me armë zjarri të dy viktimat dhe se të akuzuarit Bore Videvski dhe Velibor Keshishev kanë marrë pjesë në krimet.
Prokuroria po përdor prova edhe nga mbetjet e cigareve me ADN dhe shishet plastike, qesen me të cilën ishte mbështjellë trupi i varrosur i të vrarit Pançe Zhezhovski, çantën në të cilën ishte gjetur trupi i Vanja Gjorçevskës, lopata me të cilën ishte hapur gropa, deri te faturat fiskale nga karburantet dhe celularët e marrë nga viktimat dhe të akuzuarit për ekspertizë. Janë zbuluar edhe porosi telefonike sa i përket përpkjekjeve të tij për tu arratisur. Prokuroria propozoi dëshmi të reja nga video-kamerat e sigurisë nga shtëpia e të akuzuarit Velibor Manev.
Avokati të akuzuarit Palevski theksoi se nuk mundet gjatë procedurës gjyqësore të propozohen dëshmi të reja.
“Në listën e dëshmive deri më tani nuk është paraqitur as një dëshmi e lëvizjes së stacioneve bazë të Palevskit.Në ditët kritike mungojnë.Si mundet që për të tjerët të ketë ndërsa për Palevskin jo,kjo është e pasqarueshme.Një herë thash se kjo është lënda më e papërgaditur që e kam punuar deri më tani të propozuar nga prokuroria. Ligji për procedurë penale nuk parasheh që prokuroria të mund që në këtë fazë të procedurës të sjellë, lloje të tilla të provave.”, tha avokati Jovica Strashevski.
Në fillim të seancës Palevski kërkoi përjashtimin e prokurorit dhe të Prokurorisë Publike të Shkupit nga ky rast për siç tha ai njëanshmëri në procedurë.
“Rrethanë e re për përjashtimin e prokurorëve publikë është falsifikimi i të dhënave që të mund të përgatisin prova të falsifikuara me numër rendor 180, analizë telefonike nga 13.5.2024, me qëllim që dëshmitari i tyre Eroll Osmani të gënjejë nën betim në gjykatë.”, tha i akuzuari i parë Ljupço Palevski.
Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023. Përveç Lupço Palevskit për këtë rast akuzohen, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
