Botë

Një person e humbi jetën ndërsa tetë janë lënduar gjatë përplasjes së dy trenave në Austri

06.05.2015 19:12

Një person e humbi jetën, ndërsa tetë janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë...

Një person e humbi jetën, ndërsa tetë janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë, në një përplasje të drejtpërdrejtë mes dy trenave rajonalë në pjesën jugore të Austrisë, njofton BTA,
 
Makinisti i njërit tren ka vdekur, ndërsa kolegu i tij  nga treni tjetër dhe një udhëtare 60-të vjeçare, në gjendje kritike, me helikopter urgjentisht janë transferuar në spital. Gjashtë udhëtarë kanë marrë lëndime të lehta.
 
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qyteti jugor austriak Grac.
 
Trenat janë përplasur në një linjë hekurudhore në një drejtim.
 
Sipas zëdhënësit të hekurudhës, njëri makinist e ka injoruar sinjalin për ndalim gjatë afrimit deri te stacioni hekurudhor. /mia